Manchester United raportohet se ka kontaktuar Graham Potter dhe i kanë bërë me dije se e shohin si pasuesin e Erik Ten Hag në “Old Trafford”.
Tekniku holandez është nën presion të madh, duke marrë parasysh startin e tmerrshëm të sezonit.
United ka humbur 12 nga 24 ndeshjet e luajtura në të gjitha garat këtë sezon, duke përfunduar në vendin e fundit në Ligën e Kampionëve dhe duke u eleminuar nga Kupa Carabao ndaj Neëcastle. “Djajtë e Kuq” momentalisht gjenden në pozitën e nëntë në Ligën Premier.
INEOS do të preferonin qëndrimin e Ten Hag të paktën deri në fund të këtij sezoni, për të parë nëse United mund ta rikthejë formën teksa lojtarë si Casemiro dhe Lisandro Martinez pritet të rikthehen në fushë.
Por gjithashtu ka një pajtueshmëri brenda bordit që nuk mund të vazhdohet me rezultate të këtilla andaj Potter është pozicionuar si kandidati kryesor për t’u ulur në stol.
Potter momentalisht është i papunë që prej shkarkimit të tij nga Chelsea në prill të vitit të kaluar.
Anglezi u largua nga Brightoni pas vetëm shtatë muajsh për të zëvendësuar Thomas Tuchel në “Stamford Bridge”, por ka dështuar që të mbushë pritshmëritë e tifozëve në Londrën Perëndimore./Telegrafi/