Pasi barazoi pa gola me Interin në rrethin e parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, Manchester City është shfryrë në Slovan Bratislavan.
Citizens kanë triumfuar 4-0 në udhëtim tek kundërshtari i rrethit të dytë të fazës së re të garës më të madhe për klube në Evropë.
Pas vetëm tetë minutash lojë, Man City kaloi në epërsi me golin e Ilkay Gundogan.
Për 2-0 u përkujdes Phil Foden (25’), kur u asistua nga Jeremy Doku, me çka edhe përfundoi pjesa e parë me këtë rezultat.
Në 45 minutat e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë.
Erling Haaland e futi vetën në listën e golashënuesve, kur realizoi për 3-0 në minutën e 58-të.
Për 4-0 realizoi James McAtee, kur shënoi pranoi një asistim perfekt nga Phil Foden.
Pas kësaj fitoreje, Manchester City ka katër pikë, ndërsa në rrethin e tretë takohet me Sparta Pragën e shqiptarëve. /Telegrafi/