Site icon Telegrafi

Manchester City, klubi me më së shumti lojtarë në çerekfinale të Kupës së Botës

Kampioni aktual i Ligës Premier kryeson renditjen e lojtarëve të klubeve me së shumti lojtarë në çerekfinale të Kupës së Botës.

Klubit të Manchester City i ishin përfshirë 16 lojtarë që nga dita e parë e kampionatit botëror që po zhvillohet në shtetin rus.

Tashmë turneu ka hyrë në fazën e një të katërtën e finales, ku 11 lojtarë të Citizens ende janë të përfshirë në kërkimin të trofeut më 15 korrik në Moskë.

Në fakt, Vincent Kompany, Kevin De Bruyne (Belgjikë), Gabriel Jesus, Danilo , Fernandinho dhe Ederson (Brazil), Kyle Walker, John Stones, Raheem Sterling dhe Fabian Delph (Angli) së bashku me Benjamin Mendy të Francës janë ende në Kupën e Botës.

Lojtarët e tjerë të Cityt që kanë qenë në kampionat dhe tashmë janë eliminuar të Citizens përfshihen Nicolas Otamendi dhe Sergio Aguero (Argjentinë), Iklay Gundogan (Gjermani), Bernardo Silva (Portugali) së bashku me David Silva të Spanjës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Kupës së Botës

Top 3 klubet me më së shumti lojtarë që kanë ende të angazhuar në botëror janë Tottenham Hotspur dhe Manchester United.

Ndryshe, çerekfinalet e para do të zhvillohen gjatë ditës së nesërme në Rusi. /Telegrafi/

Exit mobile version