Site icon Telegrafi

Manchester City demolon Liverpoolin – vazhdon sigurt garën për titull

Manchester City ka triumfuar me rezultat bindës 4-1 ndaj Liverpoolit në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier.

Pas 17 minutash lojë, Mohamed Salah kaloi The Reds në epërsi me një asistim të Diogo Jotas.

Por,Citizens i barazuan shifrat në 1-1, kur Jack Grealisht asistoi te Julian Alvarez (28′).

Pjesa e dytë filloi më mirë për Cityn, që përmbysi shifrat në 2-1 me golin e Kevin De Bruynes në minutën e 46-të,me Riyad Mahrez që ishte asistuesi.

Në minutën e 53-të, Ilkay Gudogan shënoi për 3-1, duke bërë që ndeshja tashmë të ishte e përcaktuar.

Për të vulosur fitoren e kampionit në fuqi u përkujdes Grealish, që pranoi një asistim nga De Bruyne për 4-1.

Pas javës së 29-të, Manchester City vazhdon të jetë në vendin e dytë me 64 pikë,pesë mpak se lideri Arsenali, ndërsa Liverpooli është në të gjashtin me 42 sosh.

Në xhiron e 30-të, City përballet me Southamptonin, ndërsa Liverpooli ka punë me Chelsean. /Telegrafi/

Exit mobile version