Rey Manaj ka vazhduar me formën e tij të shkëlqyer në Turqi, ku ka realizuar një tjetër gol me fanellën e Sivassporit.
Sulmuesi shqiptar është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer dhe ka qenë ndër lojtarët kryesorë në fitoren e skuadrës së tij 4-1 ndaj Pendikspor.
Manaj ka realizuar golin e 14-të në kampionat, dhe sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 69-të të ndeshjes.
Bu haftayı da boş geçmedi! ✨💫✨ #ReyManaj
📲 #SVSvPS | #GösterGücünü pic.twitter.com/LfPXRPvpk1
— EMS Yapı Sivasspor (@Sivasspor) February 25, 2024
Reprezentuesi shqiptar pranoi një top nga Charisis dhe pasi kaloi një mbrojtës mysafirë ai doli i vetëm përballë portierit dhe dërgoi topin në rrjetë.
Përveç 14 golave në kampionat, Manaj ka realizuar edhe katër të tjerë në Kupën e Turqisë. /Telegrafi/
3 buts lors des 3 derniers matchs, 14 buts en 23 matchs en Super Lig.
Rey Manaj, inarrêtable 🔥 pic.twitter.com/0zqExzC3kk
— SL 🇹🇷 (@SuperLigTime) February 25, 2024