Manchester Unitedit iu ofruan katër lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror para se të nënshkruante me Marcel Sabitzer nga Bayern Munich, duke përfshirë ish-mesfushorin e Real Madridit, Isco dhe Houssem Aouar të Lyonit.
Skuadra e Erik ten Hag nuk pritej të hidhej në tregun e transferimeve të martën. Në fakt, trajneri holandez tha se ishte i bindur se United mund të përballonte pa nënshkrime mungesën e Christian Eriksen.
Eriksen, i cili pësoi një dëmtim të keq në kyçin e këmbës në fitoren e tyre në FA Cup kundër Reading, është përjashtuar deri në prill ose në fillim të majit.
“Diçka që del në ditën e fundit është e vështirë dhe nuk mund të bësh politikë për lëndime kaq të këqija. Por, ne kemi lojtarë në repartin e mesfushës, lojtarë të mirë, kemi edhe lojtarë që mund të mbushin boshllëkun”, kishte thënë Ten Hag.
Pavarësisht synimeve të guximshme të Ten Hag, United nuk po kërkonte opsione, veçanërisht në fushat krijuese. Eriksen ka shënuar nëntë asistime për klubin këtë sezon, më shumë se kushdo tjetër në skuadër.
Pra, realisht, ata kishin nevojë për dikë për të mbushur atë boshllëk, kështu që në minutat e fundit të së martës, klubi njoftoi nënshkrimin e Marcel Sabitzer nga Bayern Munich në një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit.
Mesfushori “box-to-box”, i cili ka bërë 443 paraqitje për klube në karrierë në të gjithë Evropën gjatë periudhave te Rapid Ëien, RB Leipzig dhe Bayern, thotë se mund të kontribuojë me shumë përvojë dhe energji në skuadër.
“Ndonjëherë në jetë duhet të marrësh vendime të shpejta dhe të rëndësishme. Që nga momenti kur dëgjova për këtë mundësi, e dija se ishte e duhura për mua. Jam një lojtar konkurrues; dua të fitoj dhe ta ndihmoj klubin të arrijë qëllimet e tij këtë sezon”, ka thënë Sabitzer për faqen zyrtare të klubit.
Sabitzer është shpallur si një nënshkrim solid nga shumë njerëz, por Reds mund të kishin përfunduar me një tjetër mesfushor pasi disa agjentë i ofruan lojtarët e tyre klubit anglez përpara mbylljes së afatit kalimtar.
Sipas Sky Sports, lojtarët e ofruar për United ishin Yannick Carrasco dhe Saul Niguez të Atletico Madridit, Isco (Sevilla) dhe Houssem Aouar (Lyon).
Isco, Saul Niguez, Houssem Aouar & Yannick Carrasco have all been offered to Manchester United today.
But the club have decided to pursue a deal for Marcel Sabitzer instead. pic.twitter.com/q9JfSXNato
— Sky Sports News (@SkySportsNews) January 31, 2023
Skuadra e Ligës Premier përfundimisht vendosi të qëndrojë për Sabitzer, por dukej se kishte shumë opsione të mundshme. Një raport nga Daily Mail pretendoi se United bëri një hetim në Eintracht Frankfurt për japonezin Daichi Kamada.
Mesfushori 26-vjeçar, i cili ka shënuar 12 gola në të gjitha garat për Frankfurt këtë sezon, i skadon kontrata në verë dhe mund të ishte në dispozicion për një marrëveshje me çmim të ulët. /Telegrafi/