Site icon Telegrafi

Man Utd projekton transferimin e Hakan Calhanoglus në verë

Hakan Calhanoglu është njëri nga lojtarët më të mirë të Interit këtë edicion.

Mesfushori turk është bashkuar me kampionët në fuqi të Italisë në verën e vitit të kaluar si transferim i lirë nga rivali lokal Milan.

28-vjeçari ka realizuar gjashtë gola e ka asistuar në nëntë të tjerë në 22 ndeshje në Serie A dhe kjo formë e mirë ka bërë që Manchester United të interesohet për transferimin e tij.

Trajneri aktual i United, Ralf Rangnick e pëlqen shumë turkun dhe synon që ta transferojë në verë në Old Traford.

Mediat në Itali kanë raportuar se Calhanoglu mund të pranojë transferimin në Ligën Premier, ku United është gati t’i ofrojë një pagë të lartë prej mbi 10 milionë eurove në sezon.

Djajtë e Kuq ishin interesuar edhe vitin e kaluar për turkun, por ai në fund zgjodhi t’i bashkohet Interit.

Edhe pse jemi disa muaj larg afatit të transferimeve, United në verë pritet të tentojë me një ofertë mbi 40 milionë euro për transferimin e turkut. /Telegrafi/

Exit mobile version