Site icon Telegrafi

Man United identifikon Werner për të përforcuar sulmin

Manchester United po kalon nëpër një formë të luhatshme këtë sezon në të gjitha garat dhe për këtë drejtuesit e klubit kanë vendosur që të përforcojnë ekipin në fazën e sulmit.

Mediumi gjerman Sky Sports ka raportuar se “Djajtë e Kuq” kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Leipzig, Timo Werner.

Thuhet se klubi nga Liga Premier ka pyetur rreth situatës së Werner, por ende nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare e as nuk kanë hapur negociatat.

Më herët ishte raportuar se Leipzig nuk do ta pengojë Wernerin në rast se ai shpreh dëshirën për t’u larguar, qoftë si largim i përhershëm apo si huazim.

Lexo po ashtu Ratcliffe raportohet se i ka kërkuar Ten Hagut t'i largojë dy yje nga Man United

Dëshira e lojtarit momentalisht është që të qëndrojë tek Leipzigu të paktën deri gjatë verës, përkundër faktit se nuk është i lumtur me minutat që ka në dispozicion.

Sidoqoftë, gjërat mund të marrin një tjetër kthesë për 27-vjeçarin i cili e ka humbur vendin edhe në kombëtaren e Gjermanisë dhe me Kampionatin Evropian në horizont, ai me siguri do të kërkojë ndonjë klub të ri me qëllimin për të gjetur formën e dikurshme.

Këtë sezon Werner është paraqitur në vetëm tetë ndeshje në Bundesliga ku shumica prej tyre erdhën nga banka rezervë.

Lexo po ashtu Ten Hag duket se ka shënjestëruar largimin e parë nga Man United për janar

Efikasiteti para portës ka rënë gjithashtu në krahasim me sezonin e kaluar pasi që ai momentalisht ka vetëm dy gola të shënuar.

Në rast se transferohet tek Manchester United, kjo do të ishte hera e dytë për gjermanin që luan në Ligën Premier, pasi që më herët ishte pjesë e Chelseat, por aventura e tij me “Blutë e Londrës” nuk shkoi siç ai e kishte paramenduar dhe u largua pas vetëm dy vitesh./Telegrafi/

Exit mobile version