Site icon Telegrafi

Man United dhe Arsenali me fitore spektakolare kalojnë në çerekfinale të Carabao Cup – eliminohet Chelsea

Manchester United ka triumfuar 5-2 përballë Leicester Cityt në kuadër të Carabao Cup, ndërsa Ruud van Nistelrooy debutoi me një paraqitje të shkëlqyer si trajner i përkohshëm i Djajve të Kuq.

Pas vetëm 15 minutash lojë, Casemiro realizoi një gol nga më shumë se 25 metra, kur pranoi një asistim prej Alejandro Garnachos.

Për 2-0 u përkujdes pikërisht sulmuesi argjentinas (28’), ndërsa në rolin e asistuesit ishte Diogo Dalot.

Dhleprat e ngushtuan epërsinë e vendasve në 2-1 kur shënuan nëpërmjet El Khannouss në minutën e 33-të.

Bruno Fernandes e thelloi epërsinë e United, kur shënoi në minutën e 36-të për 3-1.

Casemiro ishte edhe njëherë në listën e golashënuesve, kur shënoi për 4-1 vetëm tre minuta më vonë.

Coady shënoi për Leicesterin në minutën e 45+3-të, duke dëshmuar një spektakël në Old Trafford.

Në minutën e 59-të, Bruno realizoi edhe golin e dytë personal, për rezultatin 5-2, ndërsa në çerekfinale do të përballen me Liverpoolin që eliminoi Brightonin.


Edhe Arsenali ia doli të kalonte në çerekfinale të Carabao Cup, duke mposhtur bindshëm Prestonin, 3-0.

Gabriel Jesus realizoi për 1-0 në minutën e 24-të me një asistim të Jakub Kiwior.

Nwaneri shënoi për 2-0 në minutën e 33-të, kur u asistua prej sulmuesit brazilian.

Fitoren e Arsenalit e vulosi Kai Havertz në minutën e 57-të, kur u asistua prej Kiwior.

Arsenalin në rrethin tjetër takohet me fituesin e duelit mes Tottenhamit dhe manchester Cityt që është duke u zhvilluar.


Chelsea është eliminuar nga Crabao Cup, pasi u mposht 2-0 prej Newcastle United.

Në fundjavën e kaluar, Blutë triumfuan 2-1 ndaj Magpies në Ligën Premier, por këta të fundit u hakmorën sonte duke i eliminuar nga kjo garë.

Golat për Newcastlen i shënuan Alexandre Isak në minutën e 23-të, ndërsa tre minuta më vonë Axel Diasi bëri auto-gol. /Telegrafi/

Exit mobile version