Pas fitores ndaj Newcastle Unitedit, Manchester City ka fituar me rezultat 2-0 ndaj West Bromwich Albionit.
Se ishte një fitore e merituar dhe e lehtë e tregon fakti se mysafirët kishin vetëm 26 per qind topin dhe gjuajtën vetëm një herë drejt portës kundërshtare.
Goli i parë në takim u shënua nga Fernandinho në minutën e 19-të pas asistimit nga Kevin De Bruyne.
Pas asistimit belgu gjeti rrugën drejt golin në minutën e 68-të, ku u asistua nga Raheem Sterling.
Në fund shënoi Sergio Aguero (89′) për rezultatin përfundimtar 3-0.
Pas kësaj fitore Man City vazhdon në vendin e parë me 65 pikë, kurse WBA në vendin e 20 me 20 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Pep Guardiolas është ndaj Burnley, kurse West Bromi kundër Southamptonit. /Telegrafi/