Gjiganti i Ligës Premier, Manchester City thuhet se tashmë ka mposhtur rivalët e tyre në Ligën e Kampionëve për të transferuar lojtarin që po cilësohet si ‘Dani Alvesin i ardhshëm’.
Skuadra e Pep Guardiolës nënshkroi mbrojtësin e djathtë Yan Couto në vitin 2020 pasi bëri përshtypje për skuadrën spanjolle Girona në La Liga mes interesimit nga Barcelona.
Megjithatë, ai nuk ka bërë ende asnjë paraqitje të vetme për klubin e Ligës Premier.
Reprezentuesi brazilian ka kaluar dy sezone në huazim në ish-klubin Girona, i përfshirë në një periudhë të caktuar në klubin portugez Braga.
I quajtur ‘Dani Alves i ardhshëm’, 21-vjeçarit i pëlqen të ecë përpara në një mënyrë që të kujton ish-yllin e Barcelonës.
“Unë jam një mbrojtës i djathtë modern”, ka thënë Couto për The Sun.
“Si një lojtar brazilian, jam i aftë teknikisht, i shpejtë dhe i qëndrueshëm në mbrojtje. E ndihmoj shumë ekipin në mbrojtje”.
“Pika ime më e fortë është ana sulmuese. Unë jam një mbrojtës i krahut sulmues që e ndihmon skuadrën të krijojë shanse”, përfundoi ai. /Telegrafi/