Manchester City do të jetë nikoqir i Liverpoolit me fillim nga ora 17:30 në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit anglez.
Dy skuadrat kjo ndeshje i gjen me objektiva krejtësisht të ndryshëm në krahasim me sezonet e kaluara, pasi Liverpooli po udhëheq tabelën si lider i kampionatit, teksa Man City po ka vështirësi qëndrimin në top katërshe.
Në përballjen e fundit mes dy gjigantëve anglezë kishte triumfuar Liverpooli me rezultat 2-0 falë golave të shënuar nga Cody Gakpo dhe Mohamed Salah.
Për dallim nga ndeshja ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, De Bruyne është rikthyer në formacionin startues të Cityt, teksa Haaland vazhdon të mbetet në bankën rezervë pasi nuk është shëruar ende nga lëndimi.
Arne Slot në anën tjetër i ka besuar emrave si Salah, Diaz, Szoboszlai dhe Alexander-Arnold në kërkim të fitores për të thelluar epërsinë ndaj Arsenalit të vendit të dytë.
Formacionet zyrtare:
Manchester City: Ederson, Lewis, Khusanov, Ake, Gvardiol, Nico, De Bruyne (C), Savinho, Foden, Doku, Marmoush.
Today’s team to face Liverpool! 🩵
XI | Ederson, Lewis, Khusanov, Ake, Gvardiol, Nico, De Bruyne (C), Savinho, Foden, Doku, Marmoush
SUBS | Ortega Moreno, Dias, Kovacic, Grealish, Gundogan, Bernardo, Reis, Nunes, McAtee#ManCity | @etihad pic.twitter.com/yLDMaa20ed
— Manchester City (@ManCity) February 23, 2025
Liverpool: Alisson, Van Dijk, Konate, Diaz, Szoboszlai, Mac Allister, Salah, Jones, Robertson, Gravenberch, Alexander-Arnold./Telegrafi/
Team news is IN 👊🔴 #MCILIV
— Liverpool FC (@LFC) February 23, 2025