Mediat në Itali shkruajnë se Manchester City mund të bëjë një ofertë te Lazio për italianin Nicolo Rovella në një përpjekje për të mbuluar vendin e mbetur hapur të lënë nga Rodri pas dëmtimit të tij të rëndë në gju në fillim të sezonit.
Sipas raporteve nga Il Messaggero, Man City mund të jetë potencialisht i prirur të ofrojë një marrëveshje fitimprurëse që në janar.
Sipas këtij mediumi, Man City po konsideron të bëjë një ofertë prej rreth 40 milionë eurosh për 23-vjeçarin, i cili bëri paraqitjen e tij të parë për Kombëtaren e Italisë në nëntor.
Rovella teknikisht është ende në huazim nga Juventusi. Bianconerët e dërguan te Lazio në një marrëveshje huazimi dy-vjeçare me detyrimin blerje me disa kushte të caktuara.
Lazio do të paguajë 17 milionë euro për ta bërë të përhershme lëvizjen e tij, para që do të shkojnë te Juventusi menjëherë, pa pritur edhe gjashtë muaj për t’i inkasuar ato.
Sipas Calciomercatos, Manchester City do të dalë me një ofertë prej 40 milionë euro, atëherë Lazio do të merrte një fitim kapital prej 23 milionë eurosh.
Man City gjithashtu është lidhur me një lëvizje për një tjetër mesfushor italian, Samuele Ricci i Torinos, i cili po ashtu ka një çmim prej 40 milionë eurosh. /Telegrafi/