Man City 'gati të bëjë gjithçka' për ta afruar Martin Zubimendin në janar
07/10/2024
Manchester City po e shikon mesfushorin e Real Sociedad dhe ish -shënjestrën kryesore të Liverpoolit në afatin kalimtar të fundit, Martin Zubimendi, si objektiv të janarit, raporton Relevo. Skuadra e Pep Guardiolës është duke kërkuar opsione për të zëvendësuar Rodrin i cili është jashtë sezonit për shkak të një dëmtimi të ligamenteve, dhe Zubimendi vlerësohet shumë.Ai ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re me Real Sociedad, kështu që klauzola e lirimit prej 60 milionë euro ende vlen.


