Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 5-0 në shtëpi ndaj Norwich Cityt në kuadër të javës së dytë në Ligën Premier.
Ekipi i Pep Guardiolas ka arritur fitoren e parë në këtë sezon nga dy ndeshje të luajtura, pasi kësaj radhe mposhten ekipin e yllit të Kosovës, Milot Rashica, Norwich Cityn.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Qytetarëve, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën t’i shënojnë edhe tri gola, ku dy ishin të rregullt dhe njëri u anulua.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm shtatë minutave lojë dhe ishte portieri Tim Krul, i cili shënoi autogol pas goditjes së Ferran Torres dhe City kaloi në epërsi 1-0.
City e gjeti golin edhe në minutën e 16-të me anë të Torres, por u anulua nga VAR-i, ndërsa Jack Grealish (22’) ishte në pozitë të rregullt dhe u përkujdes ta dërgoj ekipin e tij në pushim me epërsi 2-0.
HALF TIME | Two goals to the good! 😃
🔵 2-0 🟡 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/ClXOadufFY
— Manchester City (@ManCity) August 21, 2021
Në pjesën e dytë, përsëri City ishte dukshëm ekip më i mirë, krijoi më shumë dhe shënoi edhe tre gola tjerë për të siguruar një fitore të thellë.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 64-të me anë të Aymeric Laporte, i cili shënoi për 3-0, ndërsa Raheem Sterling (71’) shënoi për 4-0 pas asistimit të Gabriel Jesus.
Norwich City pati një rast të mirë në minutën e 78-të me anë të Rashicës, i cili ishte i pasaktë duke goditur mbi portë, ndërsa City gjeti edhe një gol me anë të Riyad Mahrez (84’), i cili vulosi rezultatin përfundimtar 5-0.
FULL TIME | A ruthless display!! 🤩
🔵 5-0 🟡 #ManCity | https://t.co/axa0klUGiM pic.twitter.com/Tf6Su0rU4g
— Manchester City (@ManCity) August 21, 2021
Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e katërt me tri pikë, ndërsa Norwichi i fundit pa pikë.
Në ndeshjen e radhës, Qytetarët e presin Arsenalit, teksa Norëichi është nikoqir i Leicester Cityt. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=NScXUcp0DXk&ab_channel=AllLeagueGoals2021
https://www.youtube.com/watch?v=XUWtXRF1ICI&ab_channel=dailydoseoffootball
https://www.youtube.com/watch?v=D_ixS5wduRU&ab_channel=CB%21
https://www.youtube.com/watch?v=DfIv2owOZzc&ab_channel=CB%21