Site icon Telegrafi

Malisheva sundon elitën, Llapi dhe Ballkani nga pas – Rezultatet dhe renditja pas javës së tetë në Superligën e Kosovën  

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së tetë në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan derbit dhe përballjet e forta. 

Fillimisht ishte Ferizaj që fitoi ndeshjen ndaj Dukagjinit me rezultat 2-1, ku Abdeen Abdul dhe Edon Sadriu shënuan për ferizajasit, ndërsa goli i Altin Merlakut nuk mjaftoi. 

Derbi lokal mes Dritës dhe Gjilanit është mbyllur në barazim 1-1, ku golat u shënuan nga Arb Manaj dhe Armend Thaqi. 

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Feronikelit ‘74 me rezultat 2-0 me golat e Rigon Llugiqit dhe  Junior Ngatta. 

Derbi mes Llapit dhe Ballkanit u mbyll pa gola, në një ndeshje të fortë në “Zahir Pajaziti”. 

Malisheva ka marr fitore të madhe ndaj Suharekës në udhëtim, duke triumfuar me rezultat 3-1, me golat e Arlind Veliu, Fatjon Bunjakut dhe Drilon Hazrollajt. Për vendasit ishte goli i vetëm i Mevlan Zekës. 

Sa i përket renditjes, Malisheva po udhëheq e vetme renditjen, me 17 pikë pas tetë ndeshjeve. 

Në vendin e dytë dhe të tretë janë Ballkani dhe Llapi me nga 14 pikë. 

Prishtina, Drita dhe Suhareka janë në mesin e renditjes me nga 13 pikë.  Gjilani aktualisht është i shtati me 9 pikë,ndërsa Ferizaj i teti me 7 pikë. 

Dukagjini ka 6 pikë në vendin e nëntë, ndërsa në fund me 1 pikë është Feronikeli 74.  

Në xhiron e ardhshme pas ndeshjeve të kombëtareve takohen: Ballkani – Suhareka, Dukagjini – Llapi, Gjilani – Ferizaj, Feronikeli 74 – Drita dhe Malisheva – Prishtina. /Telegrafi/    

Exit mobile version