Please enter at least 3 characters.

Malisheva e Bekim Isufit sërish leksione futbolli me një lojtar më pak – ia shkakton humbjen e parë kampionit

2024/09/Screenshot-2024-09-01-180251.png

Malisheva ka marr fitoren e dytë me radhë, duke mposhtur  Ballkanin me rezultat 3-2 në kuadër të javës së katërt. Vendasit e nisën shumë mirë takimin, duke rrezikuar të parët ku e shënuan edhe golin. Një harkim në zonë gjeti kokën e Arbër Prekazit i cili shënoi për 1-0 duke i dhënë epërsinë Malishevës.Pak pa u mbyllur pjesa e parë Etnik Brruti u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.Kur pritej një dominim i Ballkanit në pjesën e dytë, ndodhi e kundërta.Malisheva kaloi në epërsi prej 2-1  me Drilon Hazrollajn që shënoi golin në minutën e 61-të.

Por me kaq vendasit nuk u ndalën, ku Fatjon Bunjaku shënoi gol nga afërsia në minutën e 73-të për 3-1, duke i dhënë një goditje të madhe Ballkanit.

Krejt çfarë bëri kampioni në fuqi ishte një gol në minutën e 90-të me Queven Inacios për 3-2.Pas kësaj fitoreje Malisheva ka 7 pikë, aq sa ka edhe Ballkani. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore