Malisheva dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Malishevasit janë nikoqir të klinasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Liman Gegaj’ me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Bekim Isufit vjen në këtë ndeshje pas humbjes nga Ballkani dhe synon t’i kthehet sa më shpejt fitores për të qëndruar në hap me dy vendet e para.
Në anën tjetër, ekipi i Ismet Munishit është në formë të lartë pa humbje në pesë ndeshjet e fundit dhe pas dy fitoreve radhazi së fundmi dëshiron edhe të treten për t’u ngjitur edhe më shumë në tabelë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Malisheva: Velii; Pira, Prekazi, Xhaka, Veliu; Ndjigi, Limaj, Brruti; Xhylani, Aliu, Hazrollaj;
Dukagjini: Muhaxhiri; Pllana, Syla, Basri, Bardhoku; Xhemajli, Pefqeli, Khomutov; Elezaj, Solomon, Mërlaku;
/Telegrafi/