Telegrafi

Malet në Mitrovicë përfshihen nga zjarri, zjarrfikësit dalin në terren

Fotografi ilustruese

Gjatë ditës së sotme, malet në Mitrovicë janë përfshirë nga zjarri.

Këto male janë në Kutllovc, Zhabar dhe tek Liqeni Akumulues, shkruan Telegrafi.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar udhëheqësi i ndërrimit në ekipin e zjarrfikësve në Mitrovicë, Gëzim Mehmeti.

Mehmeti ka thënë se ekipet e zjarrfikësve tashmë janë dalë në terren.

“Ekipet e zjarrfikësve tashmë janë dalë dhe janë duke intervenuar”, ka thënë Mehmeti. /Telegrafi/