Site icon Telegrafi

Maldini: Jam mirë, shihemi pas një jave

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini ka thënë se ai dhe djali i tij, Danieli po ndihen mirë dhe presin t’ia dalin në luftë me coronavirusin brenda një jave.

Paolo dhe Daniel u konfirmuan si pozitiv për COVID-19 dje, dhe legjenda e Rossonerëve tani ka lëshuar një mesazh për gjendjen e tyre.

“Me këtë video dëshiroja t’i falënderoja të gjithë ata njerëz që shprehen përmes mediave sociale dhe mesazheve dashurinë e tyre dhe gjithashtu shqetësimin e tyre për shëndetin e tim dhe të birit tim”.

“Ne jemi mirë, duhet të jemi në gjendje të shpëtojmë veten nga ky virus brenda një jave. Faleminderit për dashurinë tuaj, e cila vërtetë nuk mungon kurrë”.

“Unë gjithashtu dua të falënderoj të gjithë ata mjekë, infermierë, punonjës shëndetësie, roje civile dhe oficer të zbatimit të ligjit që po përballen me këtë emergjencë me profesionalizëm maksimal dhe guxim të madh”.

“Edhe një herë, ju na bëni të ndihemi krenarë që jemi italian. Faleminderit përsëri”, ka shkruar Maldini. /Telegrafi/

Exit mobile version