Zenit St. Petersburgu regjistri fitore prej 2-0 në udhëtim te Dinamo Moska, ndërsa në mediat sportive është publikuar një nga momentet më interesante në këtë ndeshje.
Transferimi më i ri i klubit rus, Malcom, pati mjaft fat që nuk u përjashtua nga ndeshja për shkak të një veprimi të pamenduar mirë.
Në një moment të ndërprerjes së ndeshjes, ish-sulmuesi i Barcelonës ia ktheu topin nga largësia gjyqtarit me një goditje precize që përfundoi në trupin e tij.
Braziliani menjëherë i ngriti duart duke kërkuar falje për këtë veprim, i cili ishte i paqëllimshëm.
Dhe kur të gjithë prisnin që gjyqtari të nxirrte kartonin e kuq (së paku të verdhin), ai veproi duke e ngritur gishtin dhe duke ia falur veprimin e pamenduar. /Telegrafi/
Шикарный выстрел Малкома увидели все. Настал момент показать #ЧтоБылоДальше 😉 pic.twitter.com/CN7BvrhBiv
— ФК «Зенит» (@zenit_spb) August 11, 2019