Poezi nga: Federico García Lorca
Përktheu: Maksim Rakipaj
Vdekja
hyn e del
nga taverna.
Shkojnë kalorës të zinj
njerëz të këqij
nëpër shtigjet e thellë
të kitarës.
Dhe ka një kundërmim kripe
dhe gjaku femëror
ndër lule livandot e ethshme
të erës së detit.
Vdekja
hyn e del,
del e hyn
vdekja
nga taverna.