Telegrafi

Makina e ushtrisë përplaset me autobotin në Lezhë, gjashtë ushtarë të plagosur

Gjashtë ushtarakë të repartit të Vaut të Dejës kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor që ndodhin në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, shumë pranë Dajçit.

Sipas të dhënave paraprake për A2, mjeti ku udhëtonin ushtarakët, i cili drejtohej nga shtetasi B.N. është përplasur me autobotin e drejtuar nga N.P.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur gjashtë ushtarakët që ndodheshin në mjetin e ushtrisë dhe që po udhëtonin drejt Mirditës, në një mision për shuarjen e flakëve që kanë rënë në disa fshatra të kësaj zone.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa A2 raporton se policia ndodhet në vendngjarje. /Telegrafi/