Duket se sukseset nuk kanë të ndalur për reperin e ri të estradës shqiptare, Don Xhon.
Artisti, i cilësuar si fenomen i karantinës, vazhdon të jetë shumë aktiv e i komentuar edhe këtë vit.
Ai ditë më parë ‘tronditi’ botën me një ‘freestyle’ të bërë në emisionin Gjoni Black, i cili tashmë është shërndarë gjithandej dhe ka marrë reagime të shumta.
Kjo ka bërë që artisti nga Drenica të jetë në qendër të vëmendjes, pasi tanimë është shpërndarë edhe nga emisionet e famshme siç ishte rasti i ‘Ellen Show’.
Sidoqoftë, sfida me ‘Make a pose’ u publikua edhe në profilin e DonXhon në TikTok dhe vetëm për një kohë të shkurtër ka arritur të mbledh tre milionë shikime.
“3 milionë në TikTok, gëzuar për mua”, ka qenë përshkrimi i një fotografie që ka ndarë në InstaStory.
Një pjesë e publikuar në YouTube e këtij ‘freestyle’ gjithashtu ka grumbulluar mbi nëntë milionë klikime. /Telegrafi/