Për katër persona nevojiten:
▪ 400 g proshutë të prerë në kube
▪ 1 l supë pule
▪ 2 filxhanë makarona kokrra
▪ 250 g bizele të marinuar
▪ 120 g parmezan të grirë
▪ një qepë
▪ një lugë e vogël temjan
▪ 120 g borani të freskët
▪ vaj ulliri
▪ kripë dhe piper
Përgatitja:
Në tenxhere ngroheni pak vajin e ullirit në temperaturë mesatare, pastaj fërgoni qepën e grirë, proshutën e prerë në kube dhe temjanin 3 – 5 minuta.
Pastaj shtoni supën e pulës dhe makaronat kokrra dhe zieni në temperaturë mesatarisht të lartë 7 – 10 minuta, duke e përzier vazhdimisht derisa brumi të zihet.
Përzieni bizelen e zier dhe parmezanin dhe përzieni derisa salca të bëhet në formë kremi.
Qitni kripë dhe piper sipas dëshirës, ndajeni në porcione dhe zbukurojeni me borani. /Telegrafi/