Majk është ndër rep-artistët që merr shumë komplimente nga ndjekësit e tij.
Andaj, edhe ai në mënyrë të vazhdueshme mundohet të qëndrojë afër tyre me imazhe nga përditshmëria.
Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Majk është parë duke u përgatitur për projektin e ri muzikor.
Ai zgjodhi që të shkrep vetëm mikrofonin, derisa mori vëmendje me mbishkrimin që kishte bërë.
“Dashuria ime”, ka shkruar ai për të treguar se sa dashuron muzikën.
Ndërkohë “Merr” është kënga e tij e fundit, që erdhi në bashkëpunim me Ledri Vulën. /Telegrafi/