Reperi i njohur, Majk, ditë më parë publikoi një fotografi bashkë me kolegun e tij, Getoar Selimi, në studio muzikore.
Me këtë ai sikur paralajmëroi ardhjen e një projekti të ri muzikor së shpejti, pasi ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re.
Majk në anën tjetër po vazhdon të jetë aktiv dhe mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jetë e përditshme.
Në raste të rralla, ai nuk heziton që të shpreh edhe mendimin ose shqetësimin e tij lidhur me ndonjë ngjarje e cila mund të jetë aktuale dhe e shumë komentuar.
Dhe duke parë zhvillimet e fundit, si rritja e numrit të rasteve me COVID-19 dhe sulmet terroriste në Vjenë të Francës, reperi bëri një reagim të çuditshëm në InstaStory.
“Dynja dynja, çfarë po ndodhë në këtë dynja”, kanë qenë shkurtë fjalët e reperit prishtinas në InstaStory.
Me këtë ai sikur tregoi habinë e tij me ngjarjet e fundit jo për mirë që po e karakterizojnë globin, i cili më shumë se asnjëherë tjetër është shndërruar në një vend jo të sigurt sivjet. /Telegrafi/