Këngëtari francez, Maitre Gims, nga i cili u tha se po inspirohet këngëtari shqiptar, Majk, duket se ka filluar kontaktet me këtë të fundit.
Kështu së paku mjafton të shikojmë rrjetin social Instagram që e ka këngëtari francez.
Teksa ai ka 1 milion ndjekës, dhe ndjek vetëm 39 persona, një prej këtyre 39 persona është edhe këngëtari Majk. Krahas Majkut, Maitre Gims ndjek futbollistin francez, Karim Benzema, shkruan Telegrafi.
Mediat franceze kishin publikuar raporte mbi ngjashmërinë në stil dhe në këndim mes Majkut shqiptar dhe Maitre Gims nga Franca.
Dhe, si duket tash kontakti mes tyre është më konkret, por a do të ndodhë ndoshta një bashkëpunim? Këtë mbetet vetëm koha ta dëshmojë. /Telegrafi/