Magjia e Gashijanit dhe qetësia e Januzit i sjellin fitoren e parë Llapit
14:"Petrit Miftari
18/08/2024
Llapi ka marr fitore ndaj Feronikelit 74 si mysafir me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në “Rexhep Rexhepi”. Pjesa e parë edhe pse kishte raste madje edhe penallti, nuk solli gola, duke ia lënë këtë gjë pjesës së dytë.Nikolaos Ioannis gaboi nga pika e bardhë, duke e goditur shtyllën në minutën e 28-të të takimit.


