Site icon Telegrafi

Maestro nuk ka njohuri që Jugosllavia është shpërbërë, thotë se Kosova kufizohet me të

Të enjten, vëlla i madh i ka sfiduar banorët e Big Brother VIP me një lojë pyetje-përgjigje.

Mes shumë pyetjeve nga historia dhe gjeografia, banorët e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri treguan njohuri shumë të cekëta shkollore.

I pari nisi tenori Armaldo Kllogjeri, i quajtur në shtëpi si Maestro.

Lexo po ashtu Asnjë nga banoret e Shqipërisë nuk e dinë cili është lumi më i gjatë në Kosovë, Kiara ia fut kot: Vjosa

Megjithëse mund të jetë një maestro (mjeshtër) në muzikë, ai duket se i ka të pakta njohuritë mbi gjeografinë, dhe aq më pak shtetin fqinjë të Shqipërisë – Kosovën.

Kjo pasi ai u përball me pyetjen e parë nga loja e cila ishte: “Me sa shtete kufizohet Kosova?”.

Lexo po ashtu Eurovisioni publikon listën me këngët më të klikuara të janarit 2023: Kënga e Luiz Ejllit rezulton e dyta

Ai filloi të përgjigjej mirë duke përmendur tri vendet e pari (Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut), deri në momentin kur tha shtetin e katërt, duke u përgjigjur: “Jugosllavia”.

Në fakt, Jugosllavia ka qenë një bashkësi shtetesh ballkanike (pjesë e së cilës ka qenë edhe Kosova), e cila është shpërbërë para 31 vitesh.

Më pas ka qenë Luizi ai i cili e ka korrigjuar Armaldon, duke i thënë se është Serbia shteti i fundit me të cilin kufizohet Kosova. /Telegrafi/

Exit mobile version