Site icon Telegrafi

Madridi në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit

Qeveria spanjolle e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin e Madridit, masë kjo e cila pritet të zgjas 15-ditë për të zvogëluar rritjen e rasteve me coronavirus.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Madridi dhe nëntë qytete të tjera pranë tij, do të zbatojnë masa kufizuese.

Kryeqyteti spanjoll ka qenë në qendër të një grindjeje politike, pasi autoritetet e qytetit të ekstremit të djathtë i kanë sfiduar kërkesat e qeverisë socialiste.

Rastet janë në rënie dhe gjendja e jashtëzakonshme është e pajustifikuar, thonë zyrtarët e qytetit.

Kreu i Shëndetësisë së Madridit, Enrique Ruis Escudero, këmbënguli se masat tashmë në fuqi po funksionin dhe se urdhri i qeverisë kombëtare ishte i paarsyeshëm për banorët e kryeqytetit.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë në Spanjë raportoi të enjten rreth 12 mijë raste të reja me coronavirus.

Rritja ditore është e dyta më e lartë e raportuar ndonjëherë në këtë valë të dytë të krizës shëndetësore, vetëm pas shifrës së konfirmuar më 18 shtator ku u regjistruan 14 mijë të prekur.

Numri i përgjithshëm i të prekurve në Spanjë u rrit në 848 mijë, ndërsa deri më tani 32 mijë persona kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/

Exit mobile version