Madonna ngriti temperaturat në rritje teksa u ngjit në skenë për natën e dytë të turneut të saj “Celebration” në “The O2 Arena” të Londrës të dielën.
Këngëtarja ikonë, 65 vjeçe, kishte veshur një palë të brendshme prej sateni dhe u përpëlidh në skenë me një mori kërcimtarësh të zhveshur ‘topless’, shkruan DailyMail.
Mini-fustani i saj i kuq i mprehtë përmbante një zbukurim të zi me dantella dhe shfaqte figurën e saj trupore sfiduese të moshës me gjithë lavdinë e saj.
Ajo gjithashtu kishte mbuluar sytë, ndërsa kërcimtarët e saj rezervë fërkonin duart e tyre në mënyrë joshëse mbi të pasmet e saj.
Më vonë gjatë koncertit ajo doli me e veshur një mini fustan të zi të vogël me një gjerdan të madh diamanti.
Kjo vjen pasi Madonna shumë e emocionuar publikoi në Instagram disa fotografi nga nata hapëse e turneut të saj të shtunën.
Mbretëresha e popit dukej sensacionale teksa performoi hitin e saj të vitit 1998 “Nothing Really Matters” në hapje të koncertit.
Interpretuesja e hitit “Papa Don’t Preach” krijoi besim teksa tregoi vokalin e saj ikonik dhe lëvizjet mbresëlënëse të kërcimit, të cilat u zbukuruan edhe më shumë nga ekranet e mëdhenj dhe dritat vezulluese.
Madonna shkroi në mbishkrimin e postimit: “Faleminderit Londër! Nata e hapjes! Një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë”.
Në pjesën tjetër të spektaklit, këngëtarja u ngjit në skenë së bashku me vajzën e saj 17-vjeçare Chifundo ‘Mercy’ James.
Vajza e saj luajti instrumentin fantastik të hitit ikonik të nënës së saj “Bad Girl” në një piano të madhe.
Vajza 10-vjeçare e Madonna-s, Estere, gjithashtu doli në pistë për të marrë pjesë në këngën më të famshme të nënës së saj, “Vogue”.
Koncerti u ndal pas këngës së katërt, gjatë interpretimit të hitit të saj “Burning Up”, kur u shfaqën probleme teknike me zërin.
Duke qenë profesionistja e përsosur, kantautorja mori kontrollin e situatës dhe njoftoi se ekipi i saj do të duhej të ‘shtypte butonin e rivendosjes’.
“Kjo është pikërisht ajo që ju nuk dëshironi të ndodhë në natën tuaj të hapjes së turneut, kështu që kjo nuk ishte planifikuar, më vjen keq”, u tha superylli i popit fansave. /Telegrafi/