Telegrafi

Madonna desh u rrëzua gjatë një eventi të modës në New York

Madonna pati një incident të vogël gjatë mbërritjes në një event mode të martën në mbrëmje.

Syperylli 66 vjeç, bëri një hyrje madhështore gjatë spektaklit të Javës së Modës në New York, por për pak u rrëzua për shkak të takave të saj shumë të larta stiletto.

Sipas pamjeve të publikuara nga fansat, artistja e njohur, rrezikoi të binte me fytyrë në tokë, por fatmirësisht u kap mbi xhaketën e truprojës së saj.

Truporja e Madonna-s po ecte para saj, duke i dhënë asaj avantazhin që të mos binte në tokë.

Hyrja e saj dukej të ishte një nga të fundit pasi pothuajse të gjithë të tjerët kishin zënë tashmë vendet e tyre në eventin e pasarelës. /Telegrafi/