Trajneri i njohur turk, Fatih Terim, është shumë i dashuruar nga tifozët e skuadrës së Galatasarayt.
Galatasaray ka fituar gjatë javës së kaluar titullin kampion në Superligën Turke pas një gare të ashpër me Istanbul Basaksehir deri në javën e fundit.
#Galatasaray family celebrated the 22nd league title with a huge party at @Galatasaray_TTA yesterday! 🥳🎊🎉🏆#CHAMPIONS pic.twitter.com/oU2tz6PGBO
— Galatasaray EN (@Galatasaray) May 26, 2019
Ky ishte titulli i 22-të në histori të ‘Cim boom’ duke qenë edhe klubi më i trofeshëm në Turqi.
Megjithatë, një meritë shumë të madhe për titullin e sivjetmë, por edhe për shumë tituj të Galatasarayt është trajneri turk, Fatih Terim.
I njohur ndryshe si ‘Imparator’ apo ‘Perandori’, Terim ka fituar plot tetë tituj të Ligës, një Ligë të Evropës, tri Kupa të Turqisë dhe katër Superkupa.
https://twitter.com/GalatasaraySK/status/1132363020053733376
Trofetë e shumtë të fituar me klubin nga Stambolli kanë bërë që Terim të jetë njëri nga njerëzit më të dashur të tifozëve të Galatasarayt.
Dashurinë e tyre të madhe për Terim, tifozët e Galatas e kanë treguar edhe në festën e tyre të fundit për titull, ku i kanë bërë një pritje madhështore. /Telegrafi/