Mesfushori i Leicester Cityt, James Maddison ka zbuluar se çfarë i tha trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pasi ata u panë në një bisedë të thellë pas ndeshjes së sotme (e shtunë) në Ligën Premier.
Skuadra e Guardiolës u ngjit mbi Arsenalin në krye të ligës pasi munden Dhelprat me rezultat 1-0 në King Poëer Stadium – falë supergolit të Kevid De Bruyne nga goditja e lirë.
Mikpritësit ishin mjaft të rezervuar në pjesën e parë, por u hapën në pjesën e dytë teksa ndoqën golin e barazimit, me Youri Tielemans që tronditi traversën pak çaste pas golit të De Bruyne.
FULL-TIME | 3️⃣ points and a clean sheet on the road! 🙌
🦊 0-1 🐝 #ManCity pic.twitter.com/5qqXPRCfRm
— Manchester City (@ManCity) October 29, 2022
Pas përfundimit të ndeshjes, Guardiola iu afrua Maddison dhe foli në thellësi kur ata largoheshin nga fusha.
Thashethemet filluan të qarkullojnë gjithandej pasi anglezi është një lojtarë cilësor dhe shumë i kërkuar, por ylli i Leciesteri ka shuar zërat duke zbuluar bisedën me Guardiolën.
“Ai po pyeste pse nuk luajtëm si 15 minutat e fundit për të gjithë ndeshjen”, u përgjigj fillimisht Maddison, kur u pyet se çfarë bisedoi me trajnerin e Cityt.
“Unë mendoj se ai e kupton se nuk është aq e lehtë për këtë. Por, ai është një menaxher i madh me një ekip të madh, kështu që gjithmonë do të jetë e vështirë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/
Guardiola and Maddison deep in conversation at full-time… ?
What was said here? ? pic.twitter.com/iJxWciO0jT
— Football on BT Sport (@btsportfootball) October 29, 2022