Site icon Telegrafi

Macron ia beson Bayrous krijimin e qeverisë së re të Francës

Francois Bayrou është kryeministri i ri i Francës pas dorëheqjes së Michel Barnier.

Politikani i qendrës u takua herët këtë mëngjes me presidentin, Emmanuel Macron në Pallatin Elysee.

Politikani 73-vjeçar është partner kyç në aleancën e qendrës së Macronit dhe ka qenë një figurë e njohur në politikën franceze për dekada.

Zyra e presidentit francez tha në një deklaratë se Bayrou “është ngarkuar të formojë një qeveri të re”, shkruan skynews.

Qeveria franceze u rrëzua javën e kaluar pasi Barnier kaloi mocioni i mosbesimit shkaku i mosmarrëveshjeve për buxhetin.

Barnier vendosi të përdorte kompetenca të veçanta për të kaluar një buxhet të sigurimeve shoqërore në dhomën e ulët të parlamentit pa një votim përfundimtar. Një lëshim në minutën e fundit nuk mjaftoi për të fituar mbështetjen e të djathtës ekstreme, Rassemblement National (RN).

Ishte hera e parë që një qeveri franceze humb një votëbesimi që nga viti 1962 ndërsa Barnier më pas dha dorëheqje.

Ndryshe, Barnier 73-vjeçari u emërua në muajin shtator dhe u bë kryeministri me kohën më të shkurtër në detyrë në Republikën moderne të Francës, pasi qëndroi në detyrë vetëm 90 ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version