Përdoruesit e rrjeteve sociale i adhurojnë kafshët shtëpiake të pazakonta dhe simpatike, dhe ylli më i ri i TikTok-ut është macja Kitty nga Italia, e cila ka mahnitur mbi 26 milionë shikues falë ngjyrës së saj të pazakontë të qimes.
Pronarja e saj, Mariacarla Caruso, ka dhënë një intervistë të shkurtër për Newsweek në lidhje me macen, e cila nuk është unike vetëm për shkak të ngjyrës së veçantë të qimes, por edhe për historinë të jashtëzakonshme të jetës.
Në mars të vitit 2021, Kitty u shpëtua pasi Caruso dhe familja dëgjuan një mjaullima të lehtë jashtë shtëpisë.
@thejacketcat♬ original sound – ᥫ᭡
Ata gjetën një qese plastike të varur në një degë peme dhe brenda saj ishte një kotele e vogël, vetëm disa orësh.
Pavarësisht fillimit të trishtuar, Kitty mori një mundësi të re për jetë dhe shumë shpejt u bë një anëtare e dashur e familjes.
Në fillim të vitit 2024, Caruso nisi të postonte video të Kitty-t në TikTok me emrin e përdoruesit @thejacketcat. Adhuruesit e maceve menjëherë vunë re modelet e pazakonta në qimen e saj. Kitty ka kokën si një mace tipike bardh e zi, ndërsa putrat e përparme i ka të mbuluara me qime portokalli, sikur të ketë veshur një xhaketë.
Kitty i përket grupit të maceve të njohura si calico, që nuk janë një racë më vete, por një kategori që përfshin macet me një kombinim specifik të bardhës, të zezës dhe portokalltë në qimen e tyre. Këto mace shpesh kanë modele unike në trup, por kombinimi i veçantë i ngjyrave të Kitty-t ka magjepsur veçanërisht publikun. /Telegrafi/