Maccabi i Tel Avivit ka befasuar sonte në shtëpi Fenerbahçen në një duel që kaloi më lehtë sesa që e priti ekipi izraelit.
Prej se e morrën avantazhin në çerekun e dytë të ndeshjes, lojtarët e Maccabit nuk e lëshuan atë deri në fund të ndeshjes për të mposhtur nënkampionin e Europës për vitin e kaluar me 10 pikë diferencë në fund.
Yogev Ohayon me 10 pikë, 6 asistime dhe 4 topa të vjedhur ka qenë më i rëndësishmi te ekipi i Tel Avivit sonte, ndërsa më efikasi ka qenë, Sonny Weems, që shënoi 22 pikë krahas 5 asistimeve dhe 4 kërcimeve në fitoren e tretë të ekipit të drejtuar nga Rami Hadar.
Fenerbahçe nuk ishte në natën e vetë sonte dhe djelmoshat e Zeljko Obradovicit nuk u këndellën assesi për të bërë më shumë. Ekpe Udoh me 17, Jan Vesely me 16 dhe Kostas Sloukas me 10 pikë – kanë qenë lojtarët e vetëm që arritën pikë dyshifrore sonte për ekipin verdhekaltër nga Stambolli, që pësoi humbjen e tretë në Euroligë.