Apple mund të mos e lansojë MacBook Pro 16/16.5 inç, as pas një viti apo më gjatë.
Raporti i Ming-Chi Kuo, i njohur për lajmet e rrjedhura nga Apple, është bazuar në një burim të fuqishëm, që tregon për shtyrjen e lansimit të këtij laptopi, transmeton Telegrafi.
I njëjti person, ka bërë të ditur gjatë muajit shkurt, se kjo pajisje do të arrijë me madhësinë prej 16 inçëve, gjë që më pas është konfirmuar nga Apple.
Megjithatë, ishte thënë se do ta shohim në pjesën e tretë të këtij viti, gjë që nuk do të ndodhë. Burimet e njëjta, bëjnë të ditur, se MacBook Pro i ri, mund të mos lansohet as para 2021.
Në anën tjetër, Kuo ka bërë të ditur se nuk janë ndryshuar planet për iPad të ri që do të arrijë me 10 dhe 12 inç. /Telegrafi/