Një valë e protestave masive ka nisur në Kazakistan tash e katër ditë për shkak të rritjes së papritur të çmimit të gazit të lëngshëm, i cili përdoret për makina në shtetin e pasur me naftë.
Në këtë shtet është një numër i punëtorëve nga Kosova, që punojnë për kompaninë Mabetex Group, e cila ka punë të kontraktuara në këtë shtet.
Mabetex Group ka njoftuar të gjithë familjarët dhe të afërmit e punëtorëve të që punojnë në Kazakistan, se të gjithë janë mirë dhe gjenden të sigurtë në ambientet e tyre ku jetojnë, si në konvikte, apartamente dhe hotele.
“Duke pasur parasysh ngjarjet e ditëve të fundit në Kazakistan dhe problemet e përkohshme me qasje në internet në vend, informojmë të gjithë familjaret dhe të afërmit e punëtorëve të Mabetex Group nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që punojnë ne Kazakistan, që të gjithë janë mirë dhe gjenden të sigurtë në ambientet e tyre ku jetojnë, si në konvikte, apartamente dhe hotel. Të gjithë janë në vazhdimësi të informuar nga udhëheqësit e tyre lidhur me situatën”, thuhet në komunikatë.
Me tej thuhet se “presidenti i Grupit Mabetex, z.Afrim Pacolli është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e kompanisë atje dhe konfirmon që situata tashme është më e qete dhe nuk ka vend për panik dhe shqetësim”. /Telegrafi/