Site icon Telegrafi

“Ma sillni një laps”, Martinelli i bindur në vazhdimin e kontratës me Arsenalin

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Martinelli është shumë i etur për të nënshkruar një kontratë të re me klubin londinez.

Ylli brazilian, i cili ka shpërthyer në skenë dhe është vendosur si yll i ekipit të parë këtë sezon, ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Martinelli të përcjellët nga klubet e mëdha evropiane si Real Madridi dhe Chelsea.

Megjithatë, pavarësisht interesimit nga këto dy klube, Martinelli e sheh të ardhmen e tij në Arsenal nën drejtimin e Mikel Artetës.

“Jam shumë i lumtur në Arsenal . E kam thënë shumë herë. Ky është klubi im. Më pëlqen të jem këtu, e dua qytetin, e dua klubin”, ka thënë fillimisht Martinelli.

“Më pëlqen gjithçka rreth Arsenalit, kështu që dua të qëndroj. Më duhet vetëm të marr një stilolaps”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Exit mobile version