Telegrafi

LVV: Përmbyllet sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës me 36 ligje të miratuara, prej të cilave 20 marrëveshje ndërkombëtare

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) bën të ditur se është mbyllur sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës me 36 ligje të miratuara, prej të cilave 20 marrëveshje ndërkombëtare.

Deputeti nga radhët e LVV-së Adnan Rrustemi në një konferencë për media ka thënë se gjatë sesionit pranveror për vitin 2024, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka mbajtur 23 seanca plenare prej të cilave 10 kanë qenë të rregullta, 6 të jashtëzakonshme, 6 solemne dhe një seancë e veçantë.

“Janë mbajtur 186 mbledhje të komisioneve parlamentare me gjithsej 866 pika të trajtuara”, tha ai.

Tutje tha se në Kuvendin e Republikës së Kosovës janë në procedurë të shqyrtimit 43 projektligje. Prej këtyre 28 projektligjeve janë miratuar në shqyrtim të parë ndërsa 15 të tjera presin që të shqyrtohen. /Telegrafi/