Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po luan me pasurinë e Kosovës.
Përmes një videoje në Facebook, LVV u shpreh se Ujmani nuk është simbolikë, por pasuri i Republikës së Kosovës.
“Kryeministri Koti pasi u zotua ta ndajë Ujmanin me Serbinë u zotua se edhe emrin do t’ja ndërrojë. Kjo qeveri jolegjitime luan me pasurinë e Kosovës sikurse ato të mos përfaqësonin asgjë. Ujmani është pronë e Republikës së Kosovës dhe i tillë do të mbetet. Ujmani nuk është simbolikë, ai është pasuri esenciale e vendit”, thuhet në postimin e LVV-së. /Telegrafi/