Një delegacion i prirë nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti sot kanë bërë homazhe tek varri i Astrit Deharit dhe Adem Demaçit, në nderim të datës së tyre të lindjes.
Përmes një statusi në rrjetin social në Facebook thuhet se Kosova mes Luftës së Dytë botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet pa Demaçin, ndërsa Kosova e pas pavarësisë dhe deri në ardhmëri nuk mund të kuptohen pa Astritin.
“Astrit Dehari e Adem Demaçi kanë sot Ditëlindjen. Kosova mes Luftës së Dytë botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet pa Demaçin, ndërsa Kosova e pas pavarësisë dhe deri në ardhmëri nuk mund të kuptohen pa Astritin. Njëri e kuptimëson më shumë tjetrin, i pari të ardhmen në histori dhe i dyti historinë në ardhmëri. Sot, i gëzojmë ditëlindjet e tyre, ashtu siç presim t’i gëzojmë përplot ditë në Kosovën tonë përmes punës e angazhimit që motivohet nga këto dy figura. Në nderë të tyre, një delegacion i prirë nga kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherit, kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bëri sot homazhe duke vendosur lule të freskëta te varret e tyre”, kanë shkruar në Facebook. /Telegrafi/