Site icon Telegrafi

LVV fton qytetarët të festojnë nëpër shtëpi, nuk komentojnë rezultatet e EXIT POLL-eve

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ka falënderuar qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

Anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se bazuar në pjesëmarrjen e qytetarëve fjala referendum ka qenë e qëlluar.

Haxhiu u ka bërë thirrje qytetarëve që të festojnë në shtëpitë e tyre.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që festën e tyre dhe festën tonë ta bëjmë pranë familjeve tona, të mos tubohemi në sheshe shkaku i pandemisë dhe rrugëve të pa pastruara”, ka thënë Haxhiu.

Ajo shtoi se në këto momente po ndodh procesi i numërimit të votave.

“Vëmendja duhet të jetë te puna e komisionerëve dhe vëzhgueseve sepse duhet ta garantojmë votën e lirë të secilit qytetarë”, tha Haxhiu.

Ndërkaq zëdhënësi për media i VV-së, Përparim Kryeziu tha se nuk do t’i komentojnë rezultatet e EXIT POLL-eve që janë bërë, duke thënë se presin rezultatet nga KQZ-ja. /Telegrafi/

Exit mobile version