Analistja Besa Luzha thotë se shtyrja e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën ka të bëjë me problemet e brendshme që kanë shtetet kyçe të BE-së.
Luzha në “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini ka thënë se “dënimi” që na ka bërë BE-ja bie në kurriz të qytetarëve pasi politikanët kanë viza.
“Qytetari i Kosovës po dënohet nga dy palët: nga institucionet e Kosovës dhe nga BE-ja”.
Analistja ka thënë se BE-ja po përdorë standarde të dyfishta pasi viza po u jepen mjekëve e infermierëve, ndërsa jo edhe artistëve.
Sipas Luzhës, politikanët duhet të jenë shumë të kujdesshëm në përmirësimin e sistemit të drejtësisë.
“Kemi pasur raste kur politika ka ndërhyrë në drejtësi…”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Luzha thotë se kryeministri Haradinaj ka pasur pritje të mëdha për vizat pasi disa angazhime i ka marrë me ngulm.
“Ai ka shpresuar së paku deri në fund të vitit të marrim ndonjë ‘plus’ që rekomandon heqjen e vizave”.
Analistja thotë se është e zhgënjyer nga vizita e Hahn-it pasi ai gjeti këtë moment pas vendosjes së taksës për të dhënë lajmin e vizave.
Ajo ka thënë se edhe nëse ndryshohet Qeveria vizat nuk mund të vijnë në një të ardhme të afërt.
“Lëreni BE-në t’i kryej proceduarat e veta, sepse ne kemi punët tona. Korrigjimi i kufijve të largohet nga agjenda. Korrupsionin nuk mund të luftojnë vetëm institucionet”, tha Luzha./Telegrafi/