Reperi i njohur, Lumi B, nuk ka mundur të rezistojë pa komentuar situatën e fundit politike në vend.
Në një shkrim të publikuar në InstaStory, ai ka përmendur së fundmi liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, njëherësh kandidatin më të votuar për kryeministër në zgjedhjet e fundit.
Mesa duket, ai i është referuar faktit që në këtë moment Kurti është shumë i përfolur, dhe si zakonisht estrada zgjedhin fjalët ose emrat më kyç të momentit, për të përmendur në këngët e tyre.
“Ka dhez Albin Kurti. A thua ma këndon një refren?”, kanë qenë fjalët e Lumi B në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Ndërkohë, i njëjti nuk është prononcuar ndonjëherë rreth bindjeve të tij politike. /Telegrafi/