Site icon Telegrafi

Lumbardh Dellova beson në kalimin e Kosovës në Ligën B

Lumbardh Dellova e kaloi Kosovën në epërsi Islandës në përballjen e parë në kuadër të play-off-it në Ligën e Kombeve.

Mbrojtësi kosovar realizoi gol në minutën e 19-të, ndërsa është shprehur shumë i lumtur pas ndeshjes që po arrin ta ndihmojë Kombëtaren.

“Gjithmonë mundohem të jap më të mirën nga vetja sa herë që luaj për Kosovën”, deklaroi fillimisht Lumbardhi.

“Sa herë hy në fushë qëllimi është të bëjë ndonjë asist, por edhe të shënoj gol”.

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve
Lexo po ashtu Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

“Kemi një trajner dhe një staf shumë mirë, me lojtarë tejet cilësorë, andaj mund të arrijmë kualifikimin”, ka shtuar më tej Dellova.

Të dielën (23 mars), Kosova zhvillon ndeshjen kthyese ndaj Islandës, e vlefshme për kalimin në Ligën B. /Telegrafi/

Exit mobile version