Site icon Telegrafi

LUM ATA …

Ilustrim

Fjalë të urta indiane
Përgatiti: Bajram Karabolli

Lum ata që kuptojnë se sa e ngathët është ecja ime dhe sa i paqëndrueshëm është pulsi im.

Lum ata që kuptojnë se tani veshët e mi lodhen për të dëgjuar ato që thonë.

Lum ata që duket se kuptojnë se sytë e mi janë të mjegullt dhe ndjenja ime e humorit është e kufizuar.

Lum ata që bëjnë sikur nuk shohin, kur mua më derdhet kafja në tavolinë.

Lum ata që me një buzëqeshje miqësore shmangen të bisedojnë me mua për disa çaste.

Lum ata që e kuptojnë se kujtesa ime është dobësuar dhe nuk më thonë kurrë “Të njëjtën histori e ke përsëritur dy herë”.

Lum ata që dinë të kujtojnë histori të një të kaluare të lumtur.

Lum ata që më bëjnë të kuptoj se jam e (i) dashur, e (i) respektuar dhe se nuk jam vetëm.

Lum ata që e dinë se sa e vështirë është të gjesh forcën për të përballur hallet e veta.

Lum ata që me dashuri më lejojnë të pres me qetësi ditën e largimit tim.

Namaste

Shënim: Námaste ose namasté, është përshëndetje me origjinë sanskrite, gjuhë arkaike vendase, afërsisht 3500 vjeçare, në Indinë veriore.

Exit mobile version