Site icon Telegrafi

Lukaku pritet të bëhet lojtari më i shtrenjtë i Serie A i shitur ndonjëherë

Romelu Lukaku do të bëhet lojtari më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë nga një klub i Serie A nëse Chelsea nënshkruan me të për më shumë se 105 milionë euro.

105 milionë euro është pagesa që Manchester United shpenzoi për të nënshkruar me Paul Pogba nga Juventusi në vitin 2016.

Francezi aktualisht është lojtari më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë nga një klub italian, i ndjekur nga Gonzalo Higuain i cili u largua nga Napoli për diçka më shumë se 90 milionë euro për t’u bashkuar me Bianconerët.

Në vitin 2001, ylli i Juventusit, Zinedine Zidane u bë lojtari më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë nga një klub italian pasi përfundoi një transferim prej 77.5 milionë eurosh në Real Madrid.

Ai tani është i treti në këtë renditje të veçantë dhe kalimi i Lukakut te Chelsea do ta shtynte francezin në vendin e katërt.

Transferimi prej 69.5 milionë eurosh i Zlatan Ibrahimovic nga Interi te Barcelona në vitin 2009 është aktualisht në vendin e katërt, i ndjekur nga një lojtar tjetër i shitur nga Interi: Achraf Hakimi, i cili iu bashkua PSG-në për 68 milionë euro në fillim të kësaj vere.

Sidoqoftë, marrëveshja erdhi me një bonus prej 2 milionë eurosh, kështu që tarifa e mundshme e transferimit të Hakimit është 71 milionë euro.

Interi tashmë ka refuzuar dy oferta nga Chelsea për Lukaku. E dyta ishte me vlerë 100 milionë euro plus shërbimet e Marcos Alonso.

Lexo po ashtu Chelsea ofron 100 milionë euro dhe një lojtar për Lukakun

Sipas raporteve të shumta në Itali dhe Angli, Interi mund ta shesë sulmuesin belg për një ofertë që tejkalon 120 milionë eurot.

Kjo do ta bënte Lukaku lojtarin më të shtrenjtë që ka lënë ndonjëherë një klub të Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version